Bima që shëron gjithçka, nga flokët e deri te zemra e dobët

  • 04 March 2018 - 11:55
Bima që shëron gjithçka, nga flokët e deri te zemra e dobët

Perimja që pothuajse është harruar, sipas ekspertëve konsiderohet si një ndër më të shëndetshmet. Bëhet fjalë për lakërishtën, e cila përmban vitamina të shumta esenciale, si dhe minerale, më së shumti hekur. Nëse është për t'ju besuar hulumtimeve dhe studimeve, kjo bimë përmban më shumë hekur se sa spinaqi dhe më shumë vitaminë C, në krahasim me disa agrume., raporton Gazeta Kosova Sot

Pos materieve ushqyese, kjo bimë ka edhe efekte të shumta për shëndetin. Në fakt, në bazë të studimit të fundit, është vërtetuar se lakërishta parandalon dhe pakëson stresin oksidues, e po ashtu edhe e pastron gjakun, përmirëson oreksin dhe pastron trupin prej helmeve. Shumë njerëz e konsumojnë lëngun e saj, derisa sugjerohet të tretet me ujë në masën 1:5. Sugjerohet një gotë e lëngut si ky në ditë, jo më shumë, sepse mundet të shkaktojë efekte anësore.

Lëngu mund të përdoret si nga brenda, ashtu edhe nga jashtë, në shërimin e gjendjeve të lëkurës dhe flokëve. Vetëm derdhni lëngun në hapësirat e dëmtuara ose lëngun mund ta përdorni në formë të kompresave për të hequr qafe problemin me humbjen e flokëve dhe shumë probleme me lëkurën. 

(Kosova Sot)