Farat e shëndetshme që duhet t'i hani çdo ditë

  • 06 March 2018 - 11:39
Farat e shëndetshme që duhet t'i hani çdo ditë

Ushqimet nuk mund t'i gjykoni për nga madhësia.Farat njihen për fuqinë e tyre me vlera ushqyese.Janë përplot me minerale, vitamina dhe nutriente esenciale, transmeton gazeta Kosova Sot.

 

Image

 

FARAT E KËRPIT

 

Farat e kërpit janë burim për aminoacidet omega-3, omega-6 dhe proteina. Përmbajnë edhe fitosterole, që është përbërësi bazë i bimës që ndihmon në uljen e kolesterolit. Si t'i konsumoni: Mund t'i përfshini në përzierje të lëngjeve, sallatë apo me jogurt e drithëra.

FARAT ÇIA

Image

 

Farat çia posedojnë sasi të madhe me fibra. Sa më shumë fibra që të konsumoni, më pak rrezikoheni nga sëmundjet kronike dhe ndihmojnë të ulni nivelin e sheqerit në gjak. Si t'i konsumoni: Mund t'i përdorni si puding me çia ose t'i përzieni në qofte. 

FARAT E LIRIT

 

Image

 

Farat e lirit janë burim i mirë për fibrat e tretshme, që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, po ashtu ju ngopin për kohë më të gjatë dhe ndihmojnë në ekuilibrin e sheqerit në gjak. Farat e lirit përmbajnë aminoacidet omega-3, që përfitojnë truri dhe sytë prej tyre. Si t'i konsumoni: Farat e lirit janë të forta, mund t'i bluani me mullirin e kafesë ose blender. Mund t'i shtoni në "smoothie", bollgur, jogurt, drithëra. 

 

FARAT E KUNGULLIT

 

Image

 

Farat e kungullit janë burim për vitamina B, magnez, hekur, zink dhe proteina, si dhe me aminoacidin triptofan, që ul ankthet. Farat e lirit posedojnë aminoacide që mbajnë të shëndetshme enët e gjakut dhe ulin kolesterolin. Si t'i konsumoni: Këto fara mund t'i hani të pjekura ose të papërpunuara. Mund t'i shtoni dhe në supë. 

 

 

FARAT E LULEDIELLIT

Image

 

Farat e lulediellit janë burim për vitamina B, përfshirë folate dhe vitamina E, antioksidues i fuqishëm që mbron qelizat nga dëmtimet, ndihmon të keni lëkurë të shëndetshme dhe e parandalon kancerin. Si t'i konsumoni: Mund t'i konsumoni të vetme apo në ëmbëlsira, sallatë.

FARAT E SUSAMIT

 

Image

 

Farat e susamit janë burim i mirë për magnez, kalcium, fibër, zink, B1, hekur dhe fosfor. Këto fara ulin shtypjen e lartë të gjakut dhe mbrojnë nga dëmtimi i mëlçisë. S t'i konsumoni: Mund t'i konsumoni nëpër prodhime integrale, të vetme, në 'smoothie".

(Kosova Sot)