RËNIA E SHPEJTË E TEMPERATURAVE SHKAKTON SULMIN NË ZEMËR

  • 06 March 2018 - 16:21
RËNIA E SHPEJTË E TEMPERATURAVE SHKAKTON SULMIN NË ZEMËR

Moti i ftohtë dhe rënia e shpejtë e temperaturave mund të nxitë sulmin në zemër, janë rezultatet e fundit të studimit. Mjekët theksojnë se secili ndryshim i temperaturave më i madh se pesë gradë shton rrezikun për sulm në zemër për pesë për qind. Edhe pse nuk është e ditur pse ndodh kjo, profesori Hedvig Anderson, nga universiteti në Miçigen, ka thënë se, edhe pse trupi ka reaksione, sisteme efikase për ndryshimin e temperaturës, ndryshimet e shpejta ekstreme shkaktojnë dhe nxitin stresin e të gjitha situatave, që kontribuon me shfaqjen e problemeve shëndetësore. Mjekët paralajmërojnë se në mot të ftohtë gjaku trashet, që shkakton rritjen e shtypjes së gjakut, që shkakton sulmin në zemër.

(Kosova Sot)