Nuk e fillon ditën pa të: Provojeni lëngun me të cilin Adriana Lima mban linjat

  • 06 March 2018 - 15:27
Nuk e fillon ditën pa të: Provojeni lëngun me të cilin Adriana Lima mban linjat

Adriana Lima ka zbuluar recetën për "smoothie" e saj me tre përbërës, për të cilën pohon se i ndihmon në përkujdesjen ndaj linjave të veta. Lima e ka pranuar se si nuk ekziston ndonjë pilulë magjike shkaku i së cilës duket aq bukur. Ka thënë se ushtron rregullisht, por ka thënë se hidratimi është më i rëndësishmi dhe se gjithmonë me vete mban disa shishe uji. Ka zbuluar po ashtu se për mbajtjen e linjës dhe për aplikimin e ushtrimeve i ndihmon super përzierja nga tre përbërës. Pasi që të zgjohet Adriana për kafjall e konsumon atë përzierje, përbëhet nga ushqimet organike dhe thekson se ka stomak të rrafshët. Kjo përzierje përshpejton metabolizmi Përbërësit: 1 gotë ujë 1/2 e avokados Mjaltë. Përgatitja: Në blender derdhni një gotë ujë të ftohtë. Qëroni avokadon dhe në blender hidhni mishin e avokados. E përzieni derisa masa të bashkohet dhe më pas ia shtoni mjaltin aq sa keni dëshirë dhe përzieni gjithçka. Nëse dëshironi të keni më shumë proteina në "smoothie", në vend të ujit hidhni një gotë qumësht dhe gjysmë jogurti. 

(Kosova Sot)