Shërojeni migrenën përmes këtyre këshillave

  • 08 March 2018 - 12:55
Shërojeni migrenën përmes këtyre këshillave

Nëse vuani nga migrena, e dini se do të vuani nga dhimbjet e kokës, shikimi turbullohet, derisa keni ndjeshmëri në dritë dhe keni të vjella. Ja disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë.

NJIHNI NXITËSIT E MIGRENËS

Stresi, dehidrimi, anashkalimi i shujtave, ushqim i përpunuar dhe ndryshimet hormonale janë aspektet që mund ta shkaktojnë migrenën, transmeton gazeta Kosova Sot.

KUJDES ME GJUMIN

Shumë lloje të migrenës dhe dhimbjeve të kokës mund të shkaktohen si pasojë e ndryshimit të ritmit të gjumit - shumë gjumë po ashtu mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, por edhe mungesa e tij.

USHTRONI RREGULLISHT

Provoni që së paku tre deri katër herë në javë të ushtroni nga 30 minuta.

PINI SHUMË UJË DHE SHMANGENI KAFEINËN

Sugjerohet që së paku të pini dy litra ujë në ditë si dhe të shmangni pijet me përqindje të lartë me kafeinë, si kafenë, çajin dhe pijet e tjera.

KUFIZOJENI ALKOOLIN DHE LINI DUHANIN

Kjo mundet të mos i shkojë dikujt për shtati, por është më se e vërtetë se ekziston lidhja midis duhanit, alkoolit dhe dhimbjeve të forta të dhimbjeve të kokës. 

(Kosova Sot)