Amaranthi -drithi antik për zemër dhe imunitet të fortë

  • 09 March 2018 - 08:23
Amaranthi -drithi antik për zemër dhe imunitet të fortë

Amaranthi (lat. "Amaranthus spp.") është një lloj i vjetër i drithit me prejardhje nga Azia dhe Amerika. Ky lloj i drithit rritet për më shumë se 8.000 vjet. Megjithëse te ne është drithë i ri, gjithnjë e më shumë po bëhet popullore. Ekzistojnë rreth 60 lloje të ndryshme. Amaranthi është burim i hatashëm për proteina, përmban dyfish më shumë kalcium se sa qumështi, tre herë më shumë fibra se sa gruri, derisa gjethja e saj është burim i mirë për hekur. 

Është i pasur me minerale siç janë kaliumi, bakri, magnezi, fosfori dhe sidomos mangan, si dhe vitamina A, B6, K dhe C, acid folik dhe riboflavinë. Përmban aminoacide që ndikojnë kundër virusit të urdhjes. Nuk përmban gluten që e bën të hatashëm për personat që nuk e durojnë glutenin. Është dëshmuar se ky lloj i drithit ul kolesterolin e keq dhe shtypjen e lartë të gjakut si dhe rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare. 

Pasi që përmban shumë hekur, ju preferohet femrave, sepse forcon eshtrat dhe parandalon pagjakësinë. Normalizon shtypjen e gjakut dhe kolesterolin Ndihmon te anemia; Forcon sistemin e eshtrave; Përmirëson tretjen; Mbron shëndetin e fetusit; Forcon imunitetin; Përtërinë organizmin.

(Kosova Sot)