Me këtë lëng, ftohja kalon për dy ditë

  • 09 March 2018 - 12:10
Me këtë lëng, ftohja kalon për dy ditë

Ftohjet nuk e kanë problem kalendarin tuaj, obligimet dhe faktin se përjashta bën mot i mirë. Përkundrazi, pikërisht atëherë godasin. Nëse ndjeni se keni dhimbje koke, rrjedhje të hundëve, djegie të fytit, menjëherë hidhuni në kundërsulm. Lëngje, lëngje dhe shumë lëngje, në të gjitha format - çaj, limonadë, pemë të shtrydhura e madje dhe ujë. Me këtë lëng thuhet se ftohjet kalojnë brenda dy ditësh. Lëngu shërues përgatitet nga mjalti dhe kanella, pra është edhe i shijshëm. Një lugë mjaltë dhe dy lugë kanellë duhet t'i përzieni në një dcl ujë derisa mjalti të tretet. Lëngun duhet ta pini dy herë në ditë, tre ditë rresht, trasmeton Gazeta Kosova Sot.

PREVENTIVA

Më së miri do të ishte që te ftohja fare të mos vjen. Kështu njerëzit marrin shumë vitamina C. Për fat të keq, shumica prej nesh nuk e konsumojmë derisa të prekemi nga ftohjet. Duhet konsumuar shumë zink nga mineralet. Ky mineral mundëson shkatërrimin e viruseve, nano-qelizat që zakonisht janë shkaktarë të ftohjeve. Kujdesi për bakteret përmes probiotikëve në stomak është mënyrë tjetër për të ruajtur shëndetin. Roli i tyre bazë është mbrojtja linjës së parë kundër baktereve patogjene ose viruseve, që janë shkaktar të sëmundjeve. 

(Kosova Sot)