Lëvozhga e vezës, për eshtra dhe nyja të shëndetshme

  • 09 March 2018 - 12:13
Lëvozhga e vezës, për eshtra dhe nyja të shëndetshme

Lëvozhga e vezës nuk duhet të hidhet, sepse mund të parandalojë osteoporozën! Kalciumi nga lëvozhga e vezës mund të jetë shumë i dobishëm jo vetëm për osteoporozë, artrit dhe nyja, por edhe për fëmijët në zhvillim. Ndihmon edhe që dhëmbët të jenë më të fortë, e përdoret edhe për muskuj dhe nerva. Lëvozhgët e vezës merren njëherë në ditë, zakonisht në mëngjes para shujtës, në mënyrë që organizmi ta pranojë kalciumin. Personat e rritur mund të marrin një lugë lëvozhgë pluhur në çaj ose limonadë. Merren për një muaj, çdo mëngjes. Receta: Pas përdorimit, lëvozhga e vezës duhet të pastrohet me ujë dhe të thahet. Mund të përzhiten pak në një tepsi ose në furrë për rreth dhjetë minuta. Kur në temperaturë të lartë të jenë hequr patogjenet, lëvorja bluhet në blender ose mulli. Pluhuri gjithmonë merret me limon, sepse me vitamina C organizmi më mirë e pranon kalciumin. 

(Kosova Sot)