Shurupi nga luleradhiqet, ëmbëlsira që ju pushton me shije - Shëndetësia - Kosova Sot
Shurupi nga luleradhiqet, ëmbëlsira që ju pushton me shije

Shurupi nga luleradhiqet, ëmbëlsira që ju pushton me shije

Pranvera është këtu, derisa natyra ka marrë ngjyrë të verdhë. Është koha të dilni në natyrë për t'i grumbulluar lulet e para, e bëhet fjalë për luleradhiqet. Përmes kësaj lules mund të përgatisni shurup, i cili mund të përdoret si ëmbëlsirë, për të lyer bukën me të, si dhe për të parandaluar probleme të ndryshme shëndetësore, ndalon kollën, liron arteriet dhe pastron gjakun si dhe largon lodhjen kronike pranverore. Për shurup nevojitet të mblidhni lule të shëndetshme, të padëmtuara. Përbërësit e nevojshëm për shurup: Një enë 1 litër të mbushur me lule, Lëngun e shtrydhur nga një limon, 500 gr sheqer, 1 deri 2 litra ujë. Përgatitja është e thjeshtë. Lule e pastruara, vetëm të verdhat pa marrë pjesën e gjelbër, i pastroni dhe i shtoni në enën ku keni hedhur një apo dy litra ujë. Kur ato të jenë zhytur në ujë, atëherë i vloni, i lini të ftohen për dy orë, më pas shtoni edhe lëngun e limonit dhe sheqerin. I përzieni mirë, i mbuloni, i mbyllni në një enë hermetike, dhe kur të jenë ftohur nga temperatura e dhomës, i konsumoni sipas nevojës.

(Kosova Sot)

15 orë e 15 minuta më parë
15/12/18