Keni dëshirë të shtuar për ëmbëlsira? Shpëlajeni gojën me pluhur për pjekurina

  • 14 September 2018 - 17:59
Keni dëshirë të shtuar për ëmbëlsira? Shpëlajeni gojën me pluhur për pjekurina

P luhuri për pjekurina mund të zgjedhë edhe problemin e aromës së keqe të gojës, dezinfekton brushën e dhëmbëve nga bakteret pas përdorimit të gjatë. Pluhuri për prekurin tradicionalisht përdoret për përgatitjen e ëmbëlsirave, porse përdorimi i tij është i gjithanshëm. Aroma e keqe nga goja mund të shfaqet nëse dhëmbët i pastroni me brushën që nuk është e pastër. Çdo javë brushën e dhëmbëve e lini gjatë natës të qëndrojë në sasi të barabarta të pluhurit për pjekurina dhe ujit. Shpëlajeni mirë para se ta përdorni. Kjo përzierje e pastron brushën nga bakteret dhe e dezinfekton atë. Pos kësaj, pluhuri për pjekurina mund t'ju ndihmojë edhe të hiqni qafe dëshirën e madhe për ëmbëlsira. Përzieni një gotë ujë të ngrohtë me një gotë pluhur për pjekurina. Me masën e fituar shpëlajeni mirë gojën, mbajeni pak dhe më pas e pështyni. 

 

(Kosova Sot)