Receta e thjeshtë me limon dhe propolis, me të cilin do ta forconi imunitetin

  • 20 November 2018 - 11:44
Receta e thjeshtë me limon dhe propolis, me të cilin do ta forconi imunitetin

Koha e ndryshueshme vjeshtore ndikon në përhapjen e sëmundjeve virusale. Për këtë shkak, duhet vepruar me kohë për të parandaluar sëmundjet, duke forcuar sistemin imun. "Echinacea" është një nga bimët shëruese më popullore në botë, sepse pakëson mundësinë për ftohje për 59 për qind. Preparatet nga rrënja e bimës "Echinacea angustifolia" ose "Echinacea pallida' zakonisht merren në dozë prej 1 gramë, tri herë në ditë për shërim, ose në dozë më të vogël si masë preventive.

BOMBA PËR FORCIMIN E IMUNITETIT

Shtrydhni lëngun e një limoni dhe portokalli dhe ia shtoni 10 deri 15 pika propolis të pastër. Përzieni dhe e pini çdo mëngjes. Kjo pije forcon forcat mbrojtëse të organizmit dhe parandalon virozat.

SHTOGU SHËRON FTOHJEN DHE GRIPIN

Një lugë plot me lule të shtogut i përzieni me dy decilitra ujë të vluar, e lini të mbuluar për rreth dhjetë minuta, e më pas e pini të ngrohtë dhe shtriheni për të pushuar. Me dy gota çaj si ky mund të shëroni edhe djersitjet që shfaqen si pasojë e ftohjes. Çajin e pini pa sheqer, e nëse e përdorni kundër kollës mund t'ia shtoni një lugë mjaltë. Tri herë në ditë pini nga një gotë çaj si ky.

 

(Kosova Sot)