Fuqia magjike e hudhrës, ilaç popullor për gjithçka

  • 20 November 2018 - 16:42
Fuqia magjike e hudhrës, ilaç popullor për gjithçka

Hudhra është bimë unike në popull që ka, ndikon si antibiotik dhe ofron shumë për shëndetin. Ja për çfarë mund ta përdorni hudhrën në mjekësinë popullore.

SHËRIMI I ORGANEVE TË FRYMËMARRJES Imët copëtoni dy thelpinj të hudhrës dhe i vendosni në një decilitër ujë të nxehtë dhe e lini që të qëndrojë disa ditë dhe më pas e pini në formë të çajit. Në këtë mënyrë pastroni organet e frymëmarrjes dhe lufton kollën. MST/ Shërimi i zemrës së sëmurë dhe enëve të gjakut Hudhra në mënyrë efikase ndikon në zvogëlimin e shtypjes së lartë të gjakut shkaku i aftësisë për t'i relaksuar muskujt dhe enët e gjakut duke i zgjeruar. Mund të merret si e freskët, por edhe si e zier.

SHËRIMI I ORGANEVE TË TRETJES Hudhra kthen oreksin dhe pastron florën e zorrës. Hudhra duhet të copëtohet imët dhe përzihet me një gotë jogurt dhe e konsumoni në lukth të thatë, në mëngjes.

VEPRON KUNDËR TULLACËRISË Hudhra shëron edhe rrënjën e flokut, e nëse vuani nga humbja e flokut, disa herë në javë lyeni rrënjët e flokut me hudhër.

TE INFEKSIONET VIRUSALE NË GOJË Një thelb të hudhrës e vendosni në urdhje dhe e mbani drejtpërdrejt në vendin me dhimbje dhe infeksion dhe e mbani aty për dhjetë minuta. Për rezultate të shpejta aplikojeni disa herë në ditë.

 

(Kosova Sot)