Ilaçi natyral me xhenxhefil, limon dhe mjaltë, kundër kolesterolit të lartë

  • 21 November 2018 - 22:10
Ilaçi natyral me xhenxhefil, limon dhe mjaltë, kundër kolesterolit të lartë

Nëse mendoni se keni nivel të lartë të kolesterolit, është shumë me rëndësi që ta mbani nën kontroll. Për të parandaluar problemet kardiovaskulare apo komplikimet, duhet t'i qaseni një dietës së ekuilibruar dhe ta kontrolloni kolesterolin me ilaçet e duhura. Apo, edhe më mirë, kontrolloni nivelin e lartë të kolesterolit në mënyrë natyrale dhe më të lirë dhe, pa asnjë efekt të dëmshëm anësor. Kolesteroli është substancë e krijuar nga mëlçia dhe ngjason me yndyrën. E hasim në qelizat në trup dhe është e nevojshme për trupin tuaj për të funksionuar. Megjithatë, sasia e tepërt mund të jetë e rrezikshme për shëndetin, sepse e rrit rrezikun për probleme kardiovaskulare. Këto janë disa shenjat se keni nivel të lartë të kolesterolit: • Inflamacione të nyjave, • Dhimbje të kokës, • Aromë e keqe nga goja, • Fryrje dhe tretje jo e mirë, • Shikim i turbullt, • Dhimbje në gjoks, • Marramendje, • Kapsllëk, • Plogështim dhe dhimbje. Nëse keni simptoma të ngjashme, menjëherë duhet ta vizitoni mjekun.

ILAÇI ME HUDHËR, XHENXHEFIL DHE MJALTË KUNDËR NIVELIT TË LARTË TË KOLESTEROLIT

Ky ilaç natyral për kolesterolin e lartë është opsion i shkëlqyeshëm për të rregulluar nivelin e kolesterolit. Është i thjeshtë për ta përgatitur dhe nuk kushton shtrenjtë. Hudhra - përmirëson qarkullimin e gjakut dhe shëndetin kardiak. Është antikoagulant, lufton inflamacionet dhe vepron si antioksidues. Xhenxhefili - parandalon mëlçinë nga sintetizimi i kolesterolit të keq që vjen nga ushqime të caktuara. Sikurse hudhrës, është antioksidues. Mjalti - redukton nivelet e triglicerideve dhe kolesterolin e keq dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë. Ka veti prej antioksiduesi që parandalojnë sëmundje të caktuara. Përbërësit: 4 thelpinj hudhër, 3 centimetra rrënjë xhenxhefili, 1/2 e gotës lëng limoni (125 ml), 8 gota ujë (2 litra), 1gotë mjaltë (336 g). Përgatitja: Qëroni hudhrat dhe i vendosni në procedues të ushqimeve me rrënjën e xhenxhefilit. I përzieni për disa minuta derisa të keni një pastë. Shtoni lëngun e limonit bashkë me ujin. Në fund shtoni mjaltin. E kulloni, dhe e pini. Mund ta ruani në vend të errët apo edhe në frigorifer.

 

(Kosova Sot)