ÇAJI NGA BLIRI UL SHTYPJEN E GJAKUT DHE FORCON ENËT E GJAKUT

  • 22 November 2018 - 09:54
ÇAJI NGA BLIRI UL SHTYPJEN E GJAKUT DHE FORCON ENËT E GJAKUT

Çaji nga bliri që ndikon mirë duhet pasur në barnatoren tuaj shtëpiake, edhe atëherë kur nuk e ka sezonin. Bliri sidomos ndikon në sistemin kardiovaskular. Sidomos rezultate të mira ka dhënë në rastin e hipertensionit, sepse e ul shtypjen e gjakut, thonë ekspertët britanikë. Lulja e kësaj bime shëron edhe muret e enëve të gjakut, madje edhe kur bëhet fjalë për venat e zgjeruara. Ndikon mirë edhe në vetë gjakun, duke parandaluar formimin e droçkave. Ndikon edhe kundër formimit të pllakave në enët e gjakut dhe ul rrezikun për tkurrjen e gjakut. Kështu zvogëlohet mundësia për të pësuar sulm në zemër. Por, personat që marrin ilaçe kundër trombozës apo për uljen e shtypjes së gjakut, duhet pasur kujdes, sepse ky çaj mund ta shtojë efektin e barnave. 

 

(Kosova Sot)