Ja përse fasulja duhet të konsumohet më shpesh

  • 04 December 2018 - 16:45
Ja përse fasulja duhet të konsumohet më shpesh

Edhe pse tash e një periudhë të gjatë kohore flitet se sa i shëndetshëm është fasulja për shëndetin e njeriut, tashmë kësaj perime i ofrohet më shumë vëmendje falë faktit se edhe ekspertët dëshmojnë për vetitë shëruese që ofron. Fasulja posedon vlerë të lartë energjike dhe përmban pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale.

PËRSE FASULJA ËSHTË E MIRË PËR SHËNDETIN?

Shkencëtarët vërtetojnë se ushqimi i pasur me fasule mund ta ulë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, si dhe nga disa lloje të kancerit. Fasulja posedon vlerë të lartë energjike dhe posedon pothuajse të gjitha aminoacidet esenciale. Pos tjerash përmban edhe lecitinë, si dhe kalium, kalcium, hekur, fosfor, magnez, zink dhe natrium. Paraqet burim të hatashëm për proteina, e për dallime nga burimet tjera fasulja përmban shumë pak yndyra e nuk përmban yndyra të ngopura e as kolesterol. Prej vitaminave, është burim i shkëlqyeshëm për acid folik, vitamina B6, K, riboflavinë (B2) dhe B3. Një studim nga "Harvard School of Public Health", ka bërë të ditur se femrat që kanë konsumuar dy herë në javë fasule, për 24 për qind ishin më pak të rrezikuara se do të preken nga kanceri i gjirit, sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2, shtypja e lartë e gjakut dhe kanceri në zorrë të trashë.

ÇFARË E BËN KAQ TË SHËNDETSHME FASULEN?

Fasulja është burim i mirë për proteina, e për dallim nga shumë burime tjera të proteinave, fasulja përmban më pak yndyrë, dhe koelsterol. Një porcion me fasule plotëson njëzet për qind të nevojave ditore për fibra.

CILAT LLOJE TË FASULES JANË MË TË SHËNDETSHME?

Shkencëtarët nga universiteti shtetëror amerikan në shtetin e Kolorados kanë testuar gjashtë lloje të fasules që munde të gjenden në treg dhe kanë matur sasinë antioksiduesve dhe materieve tjera që i posedonin. Testet kanë treguar se fasulja e kuqe, e larme dhe e kaltër e errët kishin dhjetë herë më shumë antioksidues se sa fasulja e bardhë dhe e verdhë.

(Kosova Sot)