Shkencëtari ka llogaritur numrin e saktë të patateve që mund t'i hani - Shëndetësia - Kosova Sot
Shkencëtari ka llogaritur numrin e saktë të patateve që mund t

Shkencëtari ka llogaritur numrin e saktë të patateve që mund t'i hani

Mjeku Eric Rim, patatet e përzhitura, patatet e skuqura, i ka quajtur "bombë me niseshte" që shkaktojnë probleme kardiovaskulare. Një porcion kurrsesi nuk duhet të kalojë 15 patate të vogla, derisa porcioni i shëndetshëm përmban vetëm gjashtë.

NUMRI MAKSIMAL I PATATEVE NË PORCION ËSHTË 12 Profesori Eric Rim nga Harvardi thekson se kufiri maksimal duhet të jetë njëzet patate të vogla, e më pas duhet të vazhdoni me sallatë, nëse nuk dëshironi probleme me zemër. Ky lajm ka zemëruar shumë njerëz, por nuk është ndonjë lajm se ushqimi i yndyrshëm, i njelmët sjell sëmundje.

PORCIONET E USHQIMIT JANË DYFISHUAR OSE TREFISHUAR Në 25 vjetët e fundit porcioni mesatar në restorante është dyfishuar, e diku edhe është trefishuar. Pjekurinat janë më të mëdha, edhe porcionet e kokoshkave po ashtu, si dhe pijet e gazuara. Sa u përket patateve të skuqura, shumica e restoranteve në një porcion hedhin rreth 55 patate të vogla. 

 

(Kosova Sot)

3 orë e 52 minuta më parë
13/12/18