Lakra qetëson nervin shiatik

  • 07 December 2018 - 08:44
Lakra qetëson nervin shiatik

I ftohti di të nxitë dhimbjen e vjetër - dhimbjet në shpinë apo të shkaktojë nervin shiatik, i cili më parë ju ka munduar. Nëse ju ndodh kjo, e nuk keni diç tjetër për t'i lehtësuar dhimbjet, merrni një fletë lakre. Sipas recetës së gjysheve tona, shpëlajeni dhe e zieni butësisht në ujë të pastër, e deri është e ngrohtë, e vendosni në vendin ku ndjeni dhimbjet dhe e mbani aty derisa të ftohet lakra. Më së miri është ta mbani aty gjatë gjithë natës. Gjatë ditës ta ndërroni tri herë lakrën, në mënyrë që efekti të jetë i duhuri. Lakra në të njëjtën mënyrë ndihmon edhe te venat e zgjeruara, plagët, të thatit dhe migrena.

 

(Kosova Sot)