Pastroni arteriet pa tableta, me këto ushqime natyrale

  • 07 December 2018 - 16:11
Pastroni arteriet pa tableta, me këto ushqime natyrale

Arteriet janë enë të gjakut që transportojnë gjakun e trashë me oksigjen nga zemra në organet tjera të trupit. Në vijim ju sjellim ushqimet që pastrojnë arteriet në mënyrë natyrale 

XHENXHEFILI

Xhenxhefili njihet për efektin e fortë antioksidues dhe kundër inflamacioneve. Përmban xhenxherol që ka efekt mbrojtës për zemrën. Studimet kanë dëshmuar se ekstraktet e xhenxhefilit mund të ulin kolesterolin dhe trigliceridet në gjak.

Image

 

LIMONI

Për zemër është mirë të pini ujë me limon porsa të zgjoheni. Jo vetëm se ul kolesterolin, por e parandalon edhe dëmtimin oksidues dhe i mban arteriet të shëndetshme. Kjo agrume është e pasur me vitamina C, që ulin kolesterolin.

Image

 

FARAT E LIRIT

Farat e lirit ndihmojnë në pastrimin e arterieve. Janë të pasura me aminoacidet omega 3 që zvogëlojnë inflamacionet dhe shtypjen e gjakut. Studimet tregojnë se këto fara e ulin rrezikun për t'u prekur nga arteroskleroza.

Image

 

LAKRA TURSHI

Lakra turshi është një nga ushqimet më me probiotikë. Eliminon helmet dhe është e shëndetshme në parandalimin e arterosklerozës. Pos kësaj, është dëshmuar se lakra turshi degradon kemikatet që dëmtojnë organizmin e njeriut. HUDHRA Edhe shkenca e ka dëshmuar se hudhra ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, në ngadalësimin e arteroskleroza dhe uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Hudhra është efikase në parandalimin e shtresave dhjamore.

Image

 

LËNGU I SHEGËS

Lëngu i shegës është antioksidues i fuqishëm, zvogëlon shtresat dhjamore dhe i pastron arteriet. Lëngu i shegës përmban magnez dhe selen që janë shumë domethënës për shëndetin e zemrës. 

Image

 

(Kosova Sot)