Dëshironi të ndiheni më pak të lodhur, vitaminat dhe mineralet mund t'ju ndihmojnë
Ushqimi që e konsumojmë përmbajnë vitamina dhe minerale të caktuara që ndikojnë në aftësinë tonë për të pasur energji të mjaftueshme gjatë gjithë ditës. Hekuri për shembull, transmeton oksigjenin nga qelizat e kuqe të gjakut deri te muskujt tanë, e mund ta gjeni në spinaq, fara të susamit, ullinj. Nga ana tjetër, vitamina B ndihmon në shndërrimin e ushqimit në energji që është kyç për rritjen dhe zhvillimin e organeve të rëndësishme trupore. Mund ta gjeni edhe në fasule, arra, te mishi e deri te pemët dhe perimet. Magnezi forcon sistemin imun dhe parandalon proceset inflamatore, e ju mund ta gjeni te farat e lulediellit, arrat indiane dhe soja.
(Kosova Sot)