Ilaçet shtëpiake që ndihmojnë në shërimin e rinitit alergjik

  • 09 December 2018 - 10:10
Ilaçet shtëpiake që ndihmojnë në shërimin e rinitit alergjik

XHENXHEFILI

Xhenxhefili është tretman natyral antihistamin që përmban veti kundër baktereve, kundër inflamacioneve dhe veti që forcojnë sistemin imun që ndihmojnë në reduktimi e reaksioneve alergjike si hundët që rrjedhin, dhimbjet e kokës dhe kongjestionin nazal. Përtypni një sasi të vogël për të ndjerë lehtësimin.

UTHULLA E MOLLËS

Vetitë antihistamine dhe prej antibiotiku të uthullës së mollës janë ato që e shndërrojnë uthullën e mollës si ilaç natyral kundër rinitit alergjik. Ky tretman ndihmon në minimizimin e intensitetit të simptomave, kështu që shpejt do të përmirësoheni. Thjesht, një lugë uthull molle e shtoni në një gotë ujë të ngrohtë dhe e pini tre herë në ditë.

PROBIOTIKËT

Konsumimi i ushqimeve që përmbajnë probioitkë janë shumë të rekomanduara, derisa ndihmojnë në stabilizimin e florës së zorrës në sistemin tuaj. E shikoni, kur ka një çrregullim të baktereve të mira dhe të dëmshme në stomak, sistemi imun mund të komprometohet duke ju lënë të ekspozuar ndaj sëmundjeve inflamatore si riniti alergjik. Jogurti apo ushqimet e fermentuara ndihmojnë në këtë drejtim.

HUDHRA

Kuercetina e pranishme në hudhër vepron si antihistamin natyral që mundet të jetë i përdorshëm nëse vuani nga riniti alergjik. Një tjetër plus për hudhrën është se ofron veti tjera shëruese kjo për fatin se ka përbërës antibakterial, kundër kërpudhave dhe viruseve. Mund të përtypni 2-3 thelpinj të hudhrës në ditë për t'i ndjerë efektet pozitive. 

 

 

(Kosova Sot)