Çaji nga farat e shalqirit, pija më efikase për pastrimin e veshkave

  • 09 December 2018 - 08:21
Çaji nga farat e shalqirit, pija më efikase për pastrimin e veshkave

Farat e shalqirit zakonisht përfundojnë në kontejnerë, e janë vetëm një grup i vogël njerëzish që e dinë se përmirësojnë sistemin tretës. Nevojitet t'i zieni, bluani ose përzhitni farat e shalqirit, në mënyrë që t'i shijoni vetitë e tyre shëruese. Këto fara përmbajnë fibra, të domosdoshme për punë të mirë dhe efikase në trajtimin e parazitëve në zorrë, verdhëzës dhe inflamacioneve. Farat e shalqirit janë të pasura me citrulinë, substanca organike me përbërës antioksidues. Zgjerojnë enët e gjakut dhe ndihmojnë në trajtimin e arterosklerozës, shtypjes së lartë të gjakut dhe te angina pektoris. Çaji nga farat e shalqirit është diuretik i shkëlqyeshëm që eliminon gurën nga veshkat dhe në traktin urinar.

RECETA:

Bluani 4 lugë fara të freskëta të shalqirit. Zieni farat në 2 litra ujë për 15 minuta. Kjo dozë e çajit mjafton për dy ditë, mundohuni të pini në doza të njëjta. Ditën e tretë mos e konsumoni. Përsëriteni procedurën e njëjtë për disa javë, duke përcjellë udhëzimet. E pini dy ditë e një ditë bëni pauzë.

 

(Kosova Sot)