Pastroni arteriet pa tableta, me këto ushqime natyrale
Arteriet janë enë të gjakut që transportojnë gjakun e trashë me oksigjen nga zemra në organet tjera të trupit. Në vijim ju sjellim ushqimet që pastrojnë arteriet në mënyrë natyrale
XHENXHEFILI
LIMONI
Për zemër është mirë të pini ujë me limon porsa të zgjoheni. Jo vetëm se ul kolesterolin, por e parandalon edhe dëmtimin oksidues dhe i mban arteriet të shëndetshme. Kjo agrume është e pasur me vitamina C, që ulin kolesterolin.
FARAT E LIRIT
Farat e lirit ndihmojnë në pastrimin e arterieve. Janë të pasura me aminoacidet omega 3 që zvogëlojnë inflamacionet dhe shtypjen e gjakut. Studimet tregojnë se këto fara e ulin rrezikun për t'u prekur nga arteroskleroza.
LAKRA TURSHI
Lakra turshi është një nga ushqimet më me probiotikë. Eliminon helmet dhe është e shëndetshme në parandalimin e arterosklerozës. Pos kësaj, është dëshmuar se lakra turshi degradon kemikatet që dëmtojnë organizmin e njeriut. HUDHRA Edhe shkenca e ka dëshmuar se hudhra ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, në ngadalësimin e arteroskleroza dhe uljen e shtypjes së lartë të gjakut. Hudhra është efikase në parandalimin e shtresave dhjamore.
LËNGU I SHEGËS
Lëngu i shegës është antioksidues i fuqishëm, zvogëlon shtresat dhjamore dhe i pastron arteriet. Lëngu i shegës përmban magnez dhe selen që janë shumë domethënës për shëndetin e zemrës.
(Kosova Sot)