Mos i lini në asgjë: Këto janë shenja të heshtura se keni nevojë për ndihmë

  • 11 December 2018 - 08:33
Mos i lini në asgjë: Këto janë shenja të heshtura se keni nevojë për ndihmë

Nëse me organizmin tuaj diçka nuk është në rregull, atëherë këtë edhe do ta thotë organizmi. Megjithëse shpesh i injoroni shenjat që i dërgon organizmi, është koha t'jua vëni veshin atyre.

PROBLEME ME GJUMË, NGËRÇE NË KËMBË

Nëse ju mundojnë këto probleme do të duhej të konsumoni më shumë ushqime të pasura me magnez dhe kalium, siç janë farat e lirit, farat e lulediellit, spinaq, lakër jeshile, panxhar, kumbulla dhe kajsi.

DËSHIRË PËR USHQIME TË NJELMËTA

Ky është alarm për një infeksionapo inflamacion diku në trup, sidomos nëse bëhet fjalë për inflamacion në traktin urogjenital. LËKURË E THATË Lëkura juaj ka nevojë për më shumë vitamina E, kështu që do të duhet të shtoni konsumimin e vajit bimor, peshkut të yndyrshëm dhe pemëve me lëvozhgë të fortë.

GJAKRRJEDHJA NGA MISHI I DHËMBËVE

Do të duhej të konsumonit më shumë çaj dhe të konsumoni më shumë pemë, sepse gjakrrjedhja nga mishrat është shenjë se ju mungon vitamina C. Burime të pasura me vitamina C janë hudhra, pemët dhe perimet. 

 

(Kosova Sot)