Pemët më të shëndetshme për trupin e njeriut

  • 12 December 2018 - 16:53
Pemët më të shëndetshme për trupin e njeriut

AVOKADO

Shumë njerëz e injorojnë faktin se avokado është pemë, por janë. Dhe, jo vetëm se janë një nga pemë më të shëndetshme, por ato posedojnë shumicën e vlerave dhe nutrienteve që trupi i njeriut ka nevojë gjatë ditës. Dikush nuk i konsumon me dyshimin se shtojnë në peshë. Por, yndyrat e tyre janë të shëndetshme dhe në fakt ju ndihmojnë të keni peshë të ekuilibruar.

Image

 

KOKOSI

Kjo është një nga mrekullitë e botës që gjithnjë e më shumë po bëhet popullore. Sikurse uji i kokosit, edhe pjesa e brendshme e tij, janë ushqime gjallëruese dhe janë të shijshme. Mishi nga brenda përdoret për përgatitjen e qumështit të kokosit derisa fibrat për ëmbëlsira. Vaji i kokosit po ashtu mund të përdoret edhe si suplement për lëkurë dhe produkte të flokut.

Image

 

ANANASI

Ananasi e përmirëson tretjen e yndyrave dhe proteinave. Ndihmon në parandalimin e mbajtjes së lëngjeve derisa nga ana tjetër eliminon helmet në të njëjtën kohë. Posedon enzima tretëse që luftojnë problemet, si acidin refluks, kapsllëkun.

Image

 

PAPAJA

Papaja po ashtu është pemë tropikale që ofron enzima tretëse. Është ilaç natyral i përsosur për parazitët e zorrëve, sidomos nëse i konsumoni farat. Është antioksidues i hatashëm falë përmbajtjes së lartë me vitamina C dhe sasi të betakarotinës, që ndihmojnë në parandalimin e plakjes.

Image

 

MOLLËT

Edhe pse janë "modeste" mjekët rekomandojnë të hani së paku një mollë në ditë, në mënyrë që të mos i vizitoni ata kurrë. Mollët ndihmojnë në ekuilibrin dhe rregullimin e trupit tuaj. Po ashtu, edhe çmimin e kanë të ulët, janë antiacidë natyralë dhe kanë përbërës kundër inflamacioneve. Nëse janë organike, do të ishte mirë t'i konsumoni me lëvore, pra pa i qëruar.

Image

 

LIMONËT

Agrumet janë lloj i pemëve që forcojnë sistemin mbrojtës të organizmit dhe e pastrojnë atë. Limonët janë esencialë për të hequr qafe helmet dhe lëngjet, duke lehtësuar punën e veshkave dhe të mëlçisë. Edhe lëvoret e limonëve përmbajnë veti për shëndetin, sidomos nëse janë kultivuar në mënyrë organike. 

Image

 

 

(Kosova Sot)