Vera e zier, pija ideale për të ngrohur trupin dhe për të parandaluar ftohjen

  • 12 December 2018 - 16:40
Vera e zier, pija ideale për të ngrohur trupin dhe për të parandaluar ftohjen

Vera e zier është pije ideale që të ngroheni në ditët e ftohta. Krahas kësaj, e përmirëson edhe pasqyrën e gjakut, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe është pije e hatashme kundër ftohjes. Për 2 gota verë të zier ju nevojiten: 500 ml verë të thatë; 2 karafil; 1 gjethe dafine; 20 g sheqer; 1 shkop vanilje; 1 shkop kanellë; 4 kokrra piper të zi; Portokall. Në një enë derdheni verën dhe shtoni erëzat dhe sheqerin. E ngrohni në temperaturë mesatare derisa të fillojë të vlojë për 2 apo 3 minuta. Para se ta derdhni verën, portokallin e ndani në dy pjesë dhe nga njëra pjesë shtrydheni e tjetrën e hidhni ashtu dhe nga sipër hidhni verën.  

 

 

(Kosova Sot)