Dëshironi të hiqni ndonjë kilogram shtesë? Këto ushqime ju ndihmojnë në këtë drejtim

  • 12 December 2018 - 18:32
Dëshironi të hiqni ndonjë kilogram shtesë? Këto ushqime ju ndihmojnë në këtë drejtim

Femrat që duan të dobësohen betejë të veçantë kanë me shtresat dhjamore në stomak, që vërtet është vështirë të shkrihen.

PESHKU

Peshku është i pasur me aminoacidet omega 3 dhe plot me proteina. Preferohet që në meny ta përfshini së paku dy herë në javë, sepse, pos se ndikon në shkrirjen e dhjamit, ndikon në shëndetin në përgjithësi.

SPINAQI

Ky ushqim është i pasur me vitamina A, C dhe E dhe pos tyre është e pasur edhe me fibra dhe nuk ka vlerë të lartë kalorike. Konsumimi i rregullt i këtij ushqimi ruan shëndetin, ju ndihmon të humbni në peshë dhe e forcon sistemin kardiovaskular.

VEZËT

Vezët janë të pasura me aminoacide, që janë të domosdoshme për organizmin tonë. Nëse dëshironi t'i humbni disa nga kilogramët shtesë, vezët janë ushqimi më i mirë për kafjall. Ju furnizojnë me energji të nevojshme gjatë ditës. 

(Kosova Sot)