Nutricistja zbulon shkaqet e tretjes jo të mirë të ushqimit dhe si ta shmangini këtë gjendje në kohën e festave

  • 13 December 2018 - 22:54
Nutricistja zbulon shkaqet e tretjes jo të mirë të ushqimit dhe si ta shmangini këtë gjendje në kohën e festave

Nëse keni filluar ta rëndoni sistemin tuaj tretës këtë sezon të festave të fundvitit, me gjasë tashmë keni filluar të vuani disa nga pasojat, si urthi, dhimbjet në stomak, gromësirë dhe acid refluksi. Janë shumë faktorë të përfshirë në tretje, thotë nutricistja Marta Anhelush, nga Stratford, Uarvikshajër. Ajo ofron disa këshilla për të zbutur dhimbjen dhe nuk keni pse të anashkaloni fetën.

MUNGESA E ACIDEVE NË STOMAK Anhelush thotë: 'Acidet tona në stomak janë absolutisht vitale për të ndihmuar tretjen e duhur, sidomos kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me proteina si mishi apo peshku, që disa njerëz e kanë të vështirë ta tretin. Nëse pini lëngje apo ujë gjatë shujtave kjo vetëm sa i përkeqëson gjërat duke tretur lëngjet tretëse'. Çfarë të bëni: Ekzistojnë disa ushqime që në fakt stimulojnë acidet e stomakut. Anhelush thotë: 'Ushqimet e tharta si lakra jeshile, çikorja apo artiçoku, mund të stimulojnë prodhimin e lëngjeve tretëse, që ndihmojnë në absorbimin e yndyrave.

NGUTIA TEKSA HANI Jetët moderne dhe të ngarkuara që lënë pak kohë për të gatuar. Në vend të kësaj, shpesh hamë ushqim rrugës për në punë, madje edhe para kompjuterit apo edhe në tavolinën e punës. Kjo i dërgon porozi të gabuara trurit, kështu që në vend se të prodhohen lëngje tretëse, trupi jonë prodhon hormone të stresit dhe rritin aktivitetin e trurit. Çfarë të bëni: Ndaloni të hani para kompjuterit apo në tavolinën e punës. Po ashtu, praktikoni të hani më të qetë, më ngadalë. 'Para se ta filloni shujtën, merrni frymë thellë, mendoni për atë që e keni në pjatë".

SHUMË SHEQER DHE KARBOHIDRATE TË RAFINUARA Konsumimi i sheqernave dhe karbohidrateve të rafinuara si ëmbëlsira, pastë, patate dhe ushqime të përpunuara ushqejnë bakteret e dëmshme në stomak. Anhelush thotë: 'Këto baktere fermentojnë ushqimin në zorrët e vogla dhe prodhojnë shumë gazra'. Çfarë të bëni: Edhe nëse ushqimi juaj në veçanti përmban shumë sheqer, mund të përfitoni nga konsumimi i probiotikëve nëse nuk keni tretje të mirë.

KONSUMIMI NË ORËT E VONA 'Atë gjitha organet kanë një strukturë ditore, përfshirë traktin tretës, që është më aktiv gjatë ditës' thotë zonja Anhelush. 'Gjatë natës, trupi ka nevojë të rikuperohet, të riparojë indet e dëmtuara, truri ka nevojë t'i procedojë emocionet dhe informatat nga një ditë më parë që do të thotë se nuk ka kohë për tretje'. Çfarë të bëni: Duhet gjithmonë të tentoni që të konsumoni ushqimin më herët. Në vend të ushqimit të vonë,provoni me një çaj që e ndihmon tretjen.

KONSUMIMI MIDIS SHUJTAVE Tretja është proces i gjatë dhe merr kohë që do të thotë se mund të lipsen deri tetë orë që krejt shujta të bartet nga stomaku në zorrën e madhe, varësisht nga lloji dhe cilësia e ushqimit që keni konsumuar. Çfarë të bini: 'Unë do t'ju rekomandoja që të lini hapësirë më të madhe midis shujtave, duke pasur për qëllim tri shujta kryesore pa pasur nevojë për zamra në mes shujtave', ka thënë zonja Anhelush. 'Kjo do t'i japë trupit kohë të mjaftueshme që në mënyrën më të mirë t'i tretë dhe absorbojë nutrientet.

 

(Kosova Sot)