Farat e zogjve dhe kanella, për uljen e shtypjes së lartë të gjakut

  • 14 December 2018 - 19:15
Farat e zogjve dhe kanella, për uljen e shtypjes së lartë të gjakut

Nëse vuani nga shtypja e lartë e gjakut, gjetja e tretmanit të duhur është kritike. Për më shumë, ushqime të caktuara si farat e zogjve dhe kanella po ashtu mund të jenë shumë të dobishëm në parandalimin ose trajtimin e këtij çrregullimi pa pasur efekte të dëmshme anësore. Në artikullin e sotme ju sjellim një pije mjekësore me fara të zogjve dhe kanellë. Këta dy përbërës shërues ju ndihmojnë të rregulloni shtypjen e gjakut dhe shumë veti të tjera shëruese.

TRAJTOJENI SHTYPJEN E LARTË TË GJAKUT ME FARA TË ZOGJVE DHE KANELLË

Para së gjithash, nëse jeni në tentim të uljes së shtypjes së lartë të gjakut dhe të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare, ju sugjerojmë t'i ndiqni këto këshilla: Pini midis tetë dhe dhjetë gota me ujë në ditë, ndaras nga shujtat; Shtoni konsumimin e pemëve dhe perimeve; Reduktoni konsumimin e ushqimeve të përpunuara; Reduktoni konsumimin e kripës dhe zëvendësoni me erëza të tjera; Konsumoni hudhër dhe shmangni qëndrimin ulur.

FARAT E ZOGJVE

Farat e zogjve për konsumimi nga njerëzit kanë qenë një nga zbulimet më të mëdha shëndetësore në vitet e fundit. Para së gjithash, ndihmojnë në ekuilibrin e shtypjes së gjakut në mënyrë natyrale. Ky lloj i ushqimit njihet për përmbajtjen me enzima, nutrientet e tij kanë efekt kundër inflamacioneve në organet kryesore, si: mëlçi, veshka, pankreas, zorrë. Pos të tjerash, ky ushqim ofron edhe shumë dobi të tjera, si: Aktivizon metabolizmin dhe lehtëson humbjen në peshë; Lufton mbajtjen e lëngjeve; Ul nivelin e sheqerit në gjak; Ngadalëson procesin e plakjes; Redukton kolesterolin dhe grumbullimin e yndyrave në trup.

KANELLA

Besoni apo jo, kjo erëz mjekësore është përdorur me shekuj rresht. Mund ta përdorni për gjithçka, recetat pikante dhe të ëmbla. Kjo erëz ekzotike është ideale për uljen e shtypjes së gjakut dhe trajton shumë çrregullime. Kanella rregullon nivelin e sheqerit në gjak; Redukton kolesterolin e lartë; Përmirëson tretjen; Përmirëson qarkullimin; Është antibiotik natyral.

PËRGATITJA ME FARA TË ZOGJVE DHE KANELLË - PËRBËRËSIT:

3 lugë fara të zogjve (45 g); 1 lugë kanellë (5 g); 2 gota ujë (400 ml); Ëmbëltues natyralë (stevia, kokos, mjaltë, sheqer); Duhet ta qartësojmë se farat e zogjve që i zgjidhni duhet të jenë të përshtatshme për konsumimin nga njerëzit. Përgatitja: Së pari, farat e zogjve i futni në ujë dhe i lini gjatë natës. Pastaj, i thani dhe i shpëlani mirë farat e zogjve. Farat i shtoni në blender dhe procedoni me dy gota ujë dhe kanellën. I përzieni për të ndarë fibrat nga farat. Ëmbëltoni sipas dëshirës. Këtë pije mund ta konsumoni të ngrohtë apo të ftohtë.

MËNYRA E KONSUMIMIT

Këtë tretman ta merrni në dy apo tri doza, gjysmë orë para secilës shujtë. Mund ta përdorni edhe në stomak të thatë para kafjallit. 

 

(Kosova Sot)