Sytë zbulojnë a jeni nën stres

  • 15 December 2018 - 08:29
Sytë zbulojnë a jeni nën stres

Një shikim i thjeshtë në sy mund të tregojë nëse jeni nën stres të madh. Shkencëtarët kanë zbuluar se madhësia e retinës në mënyrë drastike ndryshon kur detyrohemi të bëjmë si sapunë përnjëherë ose kur jemi të ballafaquar me ndryshime të papritura.

Shkencëtarët nga universiteti në Majami kanë analizuar se si stresi ndikon në mendjen e personit sepse, siç thonë, në rastet më të shpeshta nuk flet se si stresi ndikon në trup, si për shembull kur krijon probleme me shpinë. "Nëse ndiheni keq apo keni dhimbje, mjekët mund t'ju shikojnë dhe të vërtetojnë se ku është problemi.

Por, çfarë me problemin mendor? Shumë njerëz bëjnë më shumë gjëra njëkohësisht, janë nën stres, por për momentin nuk ka asnjë parametër që saktësisht tregon gjendjen mendore të një personit", thotë autori i studimit Dr. Jang Hjup Kim.

Nëse edhe ju jeni nën stres, ja disa këshilla të shkurta që do t'ju ndihmojnë: Ushtroni, Merrni kontrollin në situatat kur mundeni, Kërkoni përkrahje nga njerëzit e afërt, Ndani pak kohë për veten tënde, Vendosni vetes qëllime reale, Shmangni alkoolin, cigaret dhe kafeinën, Ndihmojuni të tjerëve, Jini prioriteti i vetes, Jini pozitiv, Pranoni gjërat të cilat nuk mund t'i ndryshoni. 

 

(Kosova Sot)