Llojet e ushqimeve që duhet t'i hani këtë dimër

  • 15 December 2018 - 19:13
Llojet e ushqimeve që duhet t'i hani këtë dimër

Kushtet klimatike të ftohta ndikojnë në shumëçka. Pos se në mënyrën e veshjes, ndikon edhe në organizmin e vjen deri te ndryshimi i nivelit të energjisë, metabolizmit dhe dëshirës për ushqime të caktuara.

PERIMET ME RRËNJË Perimet m errën si, karota, panxhari, ose rrepa mirë e durojnë të ftohtin. Përzhitni karotën në mënyrë që të shtoni sasinë me betakarotinë, ose zieni rrepën që është e pasur me vitamina C dhe A.

SUPË Me siguri e keni qëlluar se në listën e shijeve si mbretëreshë për dimër është supa. Qoftë nëse bëhet fjalë për supë pule apo versionin krem nga perimet, supa ju ngrohë.

KËRPUDHAT Gjithmonë gjenden në majën e listave të ushqimit dhe atë me arsye - janë shumë të shijshme, plot me fibra dhe shumë ushqyese. Kërpudhat janë burim i shkëlqyeshëm për proteina, kalium dhe hekur.

SHEGA Të mëdha janë gjasat që keni shijuar lëngun dhe vetë pemën. Lëngu i shegës është plot me antioksidues, më shumë pothuajse se secili nga llojet tjera të pemëve. 

 

(Kosova Sot)