Lëngu që bën çudinë: Me shpejtësi e shkrin dhjamin dhe ul yndyrën në gjak

  • 16 December 2018 - 10:46
Lëngu që bën çudinë: Me shpejtësi e shkrin dhjamin dhe ul yndyrën në gjak

Lufta e vështirë me kilogramët e tepërt dhe përgatitja për gardërobë më ndryshe për shumicën është një sfidë e madhe. Në vend se të mendoni se hapësirat problematike t'i 'maskoni' me ndihmën e veshjeve, për ta bërë këtë ne ju sjellim një pije, e cila në kombinim me ushtrimet fizike, ndihmon në shkrirjen e shtresave dhjamore. Krejt çfarë ju nevojitet është: një lugë uthull molle, pak piper pikant, lëngu dhe lëvorja e një limonit. Përgatitja: Bluani lëvoren e limonit dhe e përzieni me rreth 240 mililitra ujë të vluar. Pas dhjetë minutave shtoni lëngun e limonit, uthullën e mollës dhe specat e bluar. Përzieni para secilës gllënjkë dhe e pini para dhe pas secilës shujtë. Specat e bluar ndihmojnë në tretjen e ushqimit, përshpejtimin e metabolizmit dhe stimulojnë shkrirjen e dhjamit. Limoni përmban substanca që ngadalësojnë grumbullimin e yndyrave, lëvorja përmban polikosanol, substancë që ndihmon në shkrirjen e dhjamit të grumbulluar. Uthulla e mollës, përkatësisht konsumimi i rregullt në sasi të moderuar, ndihmon në shkrirjen e yndyrave në organizëm. 

(Kosova Sot)