Burim i pashtershëm i shëndetit, kjo perime shëron tensionimet dhe nervozizmin

  • 17 December 2018 - 10:40
Burim i pashtershëm i shëndetit, kjo perime shëron tensionimet dhe nervozizmin

Trangujt turshi, sikurse dhe perimet e tjera nga turshitë, janë diçka që jo secili mund t'i konsumojë, pasi kanë një shije paksa më karakteristike. E kemi ditur deri më tani se janë të shëndetshëm, por ajo që nuk e keni ditur është se mund të kenë efekt pozitiv te njerëzit që vuajnë nga ankthet. Shkencëtarët kanë zbuluar se ushqimi i fermentuar, si trangujt turshi, lakra turshi apo edhe jogurti, mund të zvogëlojnë ankthet. Për këtë efekt, përgjegjës janë bakteret e shëndetshme nga këto ushqime. Besohet se ato ndikojnë në zorrë, që më tej ka efekt pozitiv në tru. Këto ushqime përmbajnë transmetues që rregullojnë ankthet. Deri te rezultate e tilla është ardhur përmes studimit ku kishin qenë të përfshirë rreth 710 studentë dhe ishin përcjellë simptomat e tyre të anktheve dhe fobive shoqërore. Sa më shumë që ata kishin konsumuar këto ushqime, nivelet e çrregullimeve ishin më të vogla. 

 

(Kosova Sot)