Shkaktarët e lodhjes së përhershme

  • 18 December 2018 - 08:44
Shkaktarët e lodhjes së përhershme

Nuk keni vullnet, nuk keni energji dhe gjithmonë jeni të përgjumur? Lodha kohë pas kohe nuk është për t'u brengosur, por, nëse kjo ndodh shpesh, kjo përbën problem. Këto janë disa nga arsyet që mund të shkaktojnë rënien e energjisë te gjinia e fortë. Ushqimi. - Mungesa e konsumimit të nutrienteve të nevojshëm rezulton me lodhje. Ushqimi në bazë të perimeve, drithërave nga kokrra e grurit e ngrit nivelin e energjisë. Niveli i ulët i testosteroneve. - Hormoni primar mashkullor luan rol të rëndësishëm në shëndetin fizik dhe atë mendor, si dhe në nivelin e energjisë. Me plakjen e meshkujve, niveli i testosteroneve në mënyrë natyrale bie. Niveli i ulët shkakton mungesë të vullnetit, lodhje dhe depresion. Ushtrimet. - Edhe sasia e tepërt, por edhe mungesa e ushtrimeve kanë të njëjtën pasojë. Ushtrimet ngritin nivelin e adrenalinës dhe energjisë, por vetëm deri në një kufi të caktuar. Nëse e teproni, niveli bie. 

(Kosova Sot)