Ilaçe të mahnitshme natyrale kundër dhimbjeve në qafë

  • 18 December 2018 - 15:51
Ilaçe të mahnitshme natyrale kundër dhimbjeve në qafë

LËVORET E PORTOKALLIT DHE INFUZIONI ME MARULE 

Ky është një infuzion që funksionon si një banjë relaksuese. Nëse dhimbja shfaqet si pasojë e stresit apo tensionimeve, është zgjidhja e përsosur për ta luftuar. 

Përbërësit:

Lëvoret e dy portokajve, 4 gjethe të maruleve, 2 lugë mjaltë (50 g), 4 gota ujë (1 litër). Si të veproni: Hidhni përbërësit në një enë dhe i lini të ngrohet për 20 minuta. Pas kësaj kohe, e lini të pushojë dhe bëni banjë. 

Image

 

ÇAJ NGA BIMA "ALOYSIA CITRODORA" 

Konsumimi i çajit nga kjo bimë ju ndihmon të ndiheni më mirë. Është një zgjidhje efektive që nuk mund ta injoroni, nëse kërkoni lehtësim të menjëhershëm. 

Përbërësit: 

1 lugë bimë "Aloysia citrodora" (15 g), 1 gotë ujë (250 ml). Si duhet të veproni: Valojeni ujin dhe më pas ia shtoni bimën. E lini infuzionin për 5 minuta të pushojë, e përzieni dhe e shërbeni. Rekomandohet të pini një gotë në ditë. 

Image

 

VAJI I ROZMARINËS 

Vaji i rozmarinës posedon përbërës kundër inflamacioneve, e pasi të jetë absorbuar, relakson muskujt me dhimbje të qafës. Një masazh me këtë vaj përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ofron lehtësim të menjëhershëm. 

Si duhet të veproni: 

Aplikoni një sasi të vogël vaj rozmarine në qafë dhe kraharor dhe bëni masazh me lëvizje të buta qarkore. Shmangni aplikimin e sasisë së madhe, sepse kjo përkeqëson gjendjen. Përsëriteni tretmanin dy herë në ditë. 

Image

 

KOMPRESAT ME AKULL

Aplikimi i drejtpërdrejtë i akullit është ilaç shtëpiak për të qetësuar inflamacionet dhe për të shtuar qarkullimin e gjakut në hapësirën ku dhimbja e qafës është e përqendruar. 

Si duhet të veproni: 

Shtypni disa kubëza akull dhe i mbështillni me një peshqir të butë. I vendosni nëpër hapësirat me dhimbje dhe e lini të verojë për 5 deri 10 minuta, derisa inflamacioni të reduktohet. Pastaj, aplikoni një kompresë të ngrohtë për efekte më relaksuese. Pushoni dhe përsëriteni dy herë në ditë.

Image

 

 

(Kosova Sot)