Vetëm një përbërës nevojitet për të hequr qafe hemorroidet

  • 18 December 2018 - 17:29
Vetëm një përbërës nevojitet për të hequr qafe hemorroidet

Përbërës bazë për shumë ilaçe natyrale vendore është uthulla e mollës dhe pikërisht ky ushqim ju ndihmon të hiqni hemorroidet që shkaktojnë dhimbje dhe gjakderdhje. Uthulla e mollës ndihmon si te hemorroidet e brendshme po ashtu edhe te hemorroidet e jashtme. Ja si ta përdorni: Për zbutjen e hemorroideve, thjesht lyeni një pambuk të pastër në uthullën e mollës, e aplikoni në hemorroidet e jashtme dhe e mbani për gjysmë ore. Përsëriteni këtë tretman derisa të ndjeni përmirësim. Përveç mënyrës së trajtimit si ky të hemorroideve, do të duhej që të konsumoni ushqime sa më të lëngshme, e të shmangni ushqimin e yndyrshëm, me shumë kripë dhe shumë të ëmbël. Para se ta përdorni një tretman si ky, këshillojeni edhe mjekun tuaj. 

 

(Kosova Sot)