Receta e vjetër nga Lindja e Mesme kundër të gjitha sëmundjeve

  • 19 December 2018 - 08:39
Receta e vjetër nga Lindja e Mesme kundër të gjitha sëmundjeve

Ky ilaç me panxhar është shumë i përdorshëm, përmban komponentë që aktivizojnë punën e mëlçisë, veshkave dhe zorrëve. Rezultatet e disa hulumtimeve dëshmojnë se konsumimi i këtij ilaçit nga panxhari parandalon shfaqjen e tumoreve malinje, e pastron mëlçinë, organizmin nga helmet dhe mbetjeve të tjera në zorrë. Procesi nuk është i vështirë, secili mund ta përgatitë. Receta: Për përgatitjen e ilaçit popullor nga panxhari ju nevojiten: - Kavanoz prej qelqit 3 litra, - 700 gr panxhar, - 2 lugë miell, - 200 gr sheqer, - 100 gr rrush të thatë. Përgatitja: - Merrni panxharin e pastruar dhe e preni në pjesë apo rriska të holla dhe e shtirni në një tepsi të pastër. - Shtoni rrushin e thatë, 2 lugë miell dhe 200 gr sheqer. - Kavanozin e mbushni me ujë të ftohtë të valuar paraprakisht dhe përzieni. - Kavanozin e mbështillni mirë dhe e lini në vend të ngrohtë për 6-7 ditë që të fermentohet. - 2 herë në ditë e përzieni. - Pas 7 ditësh masën e kulloni. Pini 3-4 lugë të supës 3 herë në ditë, para shujtave. E ruani në frigorifer.

(Kosova Sot)