Si dhe përse ta konsumoni çajin e xhenxhefilit?

  • 19 December 2018 - 08:35
Si dhe përse ta konsumoni çajin e xhenxhefilit?

Xhenxhefili është një rrënjë me shije të hidhur që përmban shumë substanca shëruese. Shpesh konsumohet si çaj, në të cilin mund të shtoni limon ose mjaltë, kjo për shije më të mirë. Përparësitë e çajit të xhenxhefilit janë të shumta, e përdoren për zbutjen e shumë sëmundjeve.

ZBUT MUNDIMET Një nga përparësitë më të mira të xhenxhefilit është zbutja e mundimeve. Vetëm një gotë çaj xhenxhefili mund të ndalojë mundimet dhe të vjellat të shkaktuara si pasojë e udhëtimeve apo mundimet e mëngjesit te shtatzënat.

NXIT PUNËN E TRETJES Çaji nga xhenxhefili është shumë efikas në përmirësimin e absorbimit të substancave ushqyese nga ushqimi. Po ashtu, mund të zbutë të fryrat e stomakut dhe gazrat. Te disa njerëz, çaji i xhenxhefilit e rregullon oreksin. PAKËSON INFLAMACIONET Përbërësit kundër inflamacioneve të çajit të xhenxhefilit njihen mirë. Prandaj, është i hatashëm për zbutjen e dhimbjeve në nyja dhe në muskuj. ZBUT PENGESAT E SISTEMIT TË FRYMËMARRJES Nëse vuani nga alergjitë, inflamacioni i sinuseve, gripi apo ftohjet, çaji nga xhenxhefili mund të ndihmojë në zbutjen e dhimbjeve të sistemit të frymëmarrjes.

(Kosova Sot)