Duhet apo jo të konsumohet kafeja në lukth të thatë?

  • 19 December 2018 - 14:59
Duhet apo jo të konsumohet kafeja në lukth të thatë?

Kafeja, pikërisht kjo pije e mëngjesit që na "zgjon", zakonisht kohëve të fundit përmendet në kontekstin e shëndetit dhe theksimin e të gjitha përparësive që i sjell organizmi, e rrallëherë flitet për pasojat negative që mund të keni - nëse konsumohet në lukth të thatë.

Me siguri se e njihni dikë që 'nuk mund të funksionojë' pa kafe të mëngjesit, ndoshta edhe ju jeni midis tyre. Shkencëtarët theksojnë se kurrsesi nuk është mirë të konsumoni kafenë në lukth të thatë. Në fakt, përmes hulumtimeve, thuhet se kafeja në lukth të thatë shkakton probleme të lukthit. Prandaj, para kafesë më së miri është të konsumoni diçka, para se të konsumoni kafenë në lukth të thatë.

 

(Kosova Sot)