Ekspertët përgatitin ilaçin kundër astmës, një të tillë që bota ende s'e ka parë

  • 11 janar 2019 - 15:17
Ekspertët përgatitin ilaçin kundër astmës, një të tillë që bota ende s'e ka parë

Ekspertët për imunologji dhe mjekësi biologjike kanë përgatitur një pajisje që pacientëve që vuajnë nga astma u mundësojnë të shmangin ngufatjen. Ekspertët kanë konstatuar se ilaçi ndikon në shkakun e sëmundjes dhe se nuk do t'i luftojë vetëm simptomat. Preparati ka kaluar testimet klinike. Ekspertët kanë dëshmuar se përdorimi i asaj substancës përmes inhalimit sjell deri te pakësimi i inflamacionit të indit bronkial. Siç thonë ekspertët, substanca në nivelin molekular bllokon sintezën e proteinës "fajtore" për inflamacion - "interleukina IL-4", e cila edhe e fillon procesin e zhvillimit të alergjisë.

Në preparat do të futen dy komponentë - molekula e padekoduar 'RNK" që parandalojnë formimin e "IL4", si dhe peptidi kation, që mundëson substancës që futet në qelizat më të rëndësishme dhe të parandalojë inflamacionet. Shefi i repartit në kolegjin mjekësor mbretëror në Londër, profesori Sebastian Johnson ka thënë se në Amerikë dhe Britaninë e Madhe po testohen preparate të ngjashme që veprojnë në mënyrë të ngjashme, porse disa ekspertë të tjerë ia kanë dalë të dëshmojnë se pikërisht "IL-4" luan rolin kryesor në zhvillimin e inflamacioneve të organeve të poshtme të frymëmarrjes.

(Kosova Sot)