Nëse kështu ushqeheni për kafjall, do të jeni më në disponim se kurrë më parë

  • 13 January 2019 - 19:42
Nëse kështu ushqeheni për kafjall, do të jeni më në disponim se kurrë më parë

Për kafjall duhet shmangur ushqimet e dëmshme që përmbajnë shumë sheqer, e të përzgjidhni ato që ofrojnë shumë energji, vitamina dhe fibra. Në disa vende kafjallin e fillojnë me sallatë, shujtë me pak kalori që e forcojnë punën e trurit dhe nivelin e produktivitetit në vendin e punës, e këtë e kanë dëshmuar edhe studimet. Nëse konsumoni pjekurina ose drithëra me sheqer, trupit tuaj i duhet më shumë për t'i tretur ato ushqime, e kjo mund t'ju lodhë dhe të dukeni të përgjumshëm.

Vezët, drithërat dhe perimet ju sigurojnë nutrientet e nevojshme, stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak, zgjatin ndjenjën e ngopjes dhe ju ofrojnë mjaftueshëm energji që të jeni në formë dhe të gatshme për të gjitha punët që ju presin gjatë ditës. Ushqimet e pasura me sheqer, e të cilat i konsumoni për kafjall, mund të shkaktojnë disponim jo të mirë dhe produktivitet jo të mirë në punë. Edhe jogurtin grek apo vezët e ziera mund t'i shtoni në kafjallin tuaj, për t'ju dhënë një dozë me proteina. 

(Kosova Sot)