Karbohidratet e pasura me fibra ruajnë shëndetin

  • 14 January 2019 - 08:19
Karbohidratet e pasura me fibra ruajnë shëndetin

Ushqimi i pasur me veti që në vete përmbajnë më shumë fibra, si buka nga kokrra e grurit, makaronat integrale, muesli, pemët me lëvozhgë të fortë dhe bishtajat, e ulin rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja e hershme, u tha në një raport të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Autorët e këtij raportit theksojnë se këto janë lajme të mira. Hulumtimin e ka bërë mjeku Jimm Man nga universiteti i Zelandës së Re "Otago", i cili njihet për faktin se duhet pakësuar konsumimin e sheqerit. Sheqeri është karbohidrat, derisa fibrat që gjenden në bukë nga drithërat dhe muesli nga tërshëra janë karbohidrate të mira. Prandaj, dietat të cilat në mënyrë radikale përjashtojnë karbohidratet, edhe ato madje të pasura me fibra, siç theksojnë shkencëtarët, shpëtojnë jetë, duhet shmangur. Në këtë hulumtim thuhet se secili person do të duhej që së paku të konsumojë 25 deri 29 gr fibra, me vërejtjen se 30 e edhe më shumë do të ishte edhe më mirë. Shumica e popullatës nëpër botë konsumon vetëm 20 gr, madje edhe më pak. Midis atyre që kishin konsumuar më shumë fibra, shkalla e vdekjes ishte zvogëluar për 15 deri 30 për qind në krahasim me ata persona që nuk i kanë konsumuar fibrat. 

(Kosova Sot)