Receta nga lakra jeshile dhe avokado, një gotë plot shëndet

  • 14 January 2019 - 22:09
Receta nga lakra jeshile dhe avokado, një gotë plot shëndet

Kafjalli me proteina është mënyrë ideale për të filluar ditën dhe vetes t'i siguroni sasinë e mjaftueshme me energji. Në vijim ne ju sjellim një recetë për një 'smoothie' që vërtet është një bombë energjike, e krahas kësaj e përshpejton edhe punën e metabolizmit dhe ndihmon të shkrini shtresat dhjamore

Përbërësit:

100 gramë lakër jeshile; Avokado; Mollë; Banane; 100 gramë spinaq të ri; 2 dl çaj të gjelbër. Përgatitja: Së pari e vloni çajin e gjelbër, pa sheqer, dhe e lini të ftohet. Pastroni dhe copëtoni pemët dhe perimet dhe i vendosni në blender. Nëse 'smoothie' është shumë i trashë, mund t'ia shtoni sasinë e çajit të mbetur. Filloni ditën me një gotë lëng si ky.

 

(Kosova Sot)