Kush zgjohet herët nuk ka stres dhe është më i lumtur

  • 15 January 2019 - 08:33
Kush zgjohet herët nuk ka stres dhe është më i lumtur

P sikologët theksojnë në thënien e vjetër popullore "Kush zgjohet herët, i ka dy nafaka". Me gjasë ka të vërtetë diçka këtu. Ata konsiderojnë se njerëzit që më herët shkojnë në gjumë dhe zgjohen më herët, kanë shumë më pak gjasa që të preken nga depresioni. Po ashtu, ata theksojnë se ndryshimi i shprehive të gjumit nuk është edhe aq e vështirë, siç na duket neve. Trupit tonë më së shumti i përshtaten tetë orë gjumë, e ideale do të ishte të zgjoheni në ora shtatë në mëngjes. Shkencëtarët dëshmojnë se njerëzit që zgjohen herët, janë shumë më efikas dhe shumë më produktivë sesa ata që flenë deri ditën vonë. Krahas kësaj, njerëzit që zgjohen herët edhe kanë më shumë energji gjatë gjithë ditës, mendojnë në mënyrë më pozitive dhe janë shumë më të kënaqur nga emocionet, në krahasim me ata njerëz që zgjohen vonë. Po ashtu, stili i jetës së sodit dikton një ritëm më ndryshe të jetës, duke ndenjur deri vonë falë teknologjisë, kështu që gjithnjë e më vonë po shkojmë në gjumë. Por, me aplikimin e shprehisë, shko më herët në gjumë dhe zgjohu herët nga ai, do të hiqnit qafe stresin dhe do të ishit më të shëndetshëm në përgjithësi. 

(Kosova Sot)