Çfarë flasin ngjyra dhe forma e thoit për shëndetin tuaj?

  • 15 January 2019 - 08:32
Çfarë flasin ngjyra dhe forma e thoit për shëndetin tuaj?

Thonjtë konsiderohen si pasqyrë e higjienës dhe shëndetit. Thonjtë e shëndetshëm duhet të jenë të fortë, vjollcë dhe pa njolla. Te disa njerëz dukja e thoit nuk është shenjë e moskujdesit, por e gjendjes së caktuar shëndetësore. Thonjtë e zbehtë mund të tregojnë se keni probleme shëndetësore, si anemia, sëmundjet e zemrës dhe mëlçisë. Thonjtë e verdhë mund të jenë shenjë e infeksionit me kërpudha ose diabetit. Thonjtë e bardhë mund të tregojnë në probleme me mëlçi, siç është hepatiti. Thonjtë e kaltër dëshmojnë në qarkullim jo të mirë të gjakut dhe mungesën e oksigjenit në gjak. Mund të jenë shenjë e problemeve me mushkëritë ose zemrën. Vrimat nëpër thonj mund të tregojnë në psoriazë. Shiritat horizontal zakonisht do të thotë se keni pësuar ndonjë traumë ose stres. Thonjtë shumë të hollë janë shenjë se keni mungesë të mineralit hekur. Thonjtë e errët tregojnë në disa gjëra, nga ato të parrezikshme deri te ato serioze. Mund të jenë ndryshim natyral në pigmentim. Bëhet fjalë për melanomë ose lëndime. 

(Kosova Sot)