Një lugë xhem si ky në ditë e forcon imunitetin

  • 15 January 2019 - 19:29
Një lugë xhem si ky në ditë e forcon imunitetin

Gjatë kohëve me mot të ftohtë, kur njeriu më së shumti është ekspozuar ndaj ftohjeve dhe infeksioneve tjera virusale, është e domosdoshme të shtoni kujdes për shëndetin tuaj. Për këtë, në të gjitha mënyrat, nevojitet ta forconi sistemin imun. Kjo ëmbëlsirë ju ndihmon ta forconi veten dhe shëndetin e më të afërmve tuaj. Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili; 3 limonë; 500 g mjaltë.

PËRGATITJA:

Pastroni limonët, i preni në rriska dhe i imtësoni me ndihmën e blenderit. Xhenxhefilin e qëroni, e bluani imët. Baskoni limonin me xhenxhefilin dhe shtoni mjaltin. Masën e përzieni mirë dhe e hidhni në një kavanoz prej një litrës. Ky xhem nuk ka nevojë për përpunim termik. Mund ta ruani gjatë, falë vetive të mjaltit. Xhemin mund ta shtoni në çaj, të lyeni bukën me të apo thjeshtë çdo ditë të merrni nga një lugë të madhe. 

 

(Kosova Sot)