Nuk dëshironi të prekeni nga demenca, atëherë ja si të ushqeheni

  • 16 January 2019 - 09:16
Nuk dëshironi të prekeni nga demenca, atëherë ja si të ushqeheni

Konsumimi i një sallate me çikore për drekë, sipas shkencëtarëve, mundet t'ju mbrojë nga demenca. Një komponentë e gjetur në këtë perime mundet ta reduktojë humbjen e kujtesës, që sipas shkencëtarëve është shenja e hershme, ndër të parat për demencë. Acidet e çikores mund të ndihmojnë në parandalimin e formimit të pllakave në tru. Besohet se ky është zinxhiri që shkakton sëmundjet, duke prekur efektin e secilit organ, në parandalimin e kryesores së funksionimit të tyre. Ekspertët po ashtu besojnë se substanca që gjendet në marule dhe luleradhiqe, në të ardhmen mund të përdoren për parandalimin e droçkave, trasmeton gazeta Kosova Sot

Hulumtuesit kinezë kanë zbuluar se kjo funksionon duke bllokuar rrugën që njihet si formimi i pllakave amiloide. Forma të tilla të proteinave ndikon në anormalitet në tru, duke pasur efekt helmues në tru, duke shkaktuar humbjen e kujtesës. Për ta testuar efektin e çikoreve në tru, kinezët kanë përdorur tri grupe të minjve. Disave u ishte dhënë "lipopolysaccharide" (LPS), derisa të tjerë acide nga çikoret. Aftësitë e tyre ishin përdorur katër orë pasi ju ishin injektuar substancat. Minjtë me acide të çikoreve më shpejtë kishin ndikuar në bërjen e shpejtë të detyrave. 

(Kosova Sot)