I shkëlqyeshëm kundër ftohjes dhe kollës së thatë: Provojeni këtë shurup

  • 16 January 2019 - 16:21
I shkëlqyeshëm kundër ftohjes dhe kollës së thatë: Provojeni këtë shurup

Me konsumimin e përditshëm të një lugës së madhe mjaltë (rreth 25 gr) jeta e mashkullit 65 vjeç do të zgjatej edhe për një vit, në krahasim me ata që nuk e përdorin. Marrë parasysh faktin se mjalti përmban edhe antioksidues që parandalojnë formimin droçkave në gjak, në grupin që kishin marrë mjaltë kishte më pak sulme në zemër dhe në tru. Pos kësaj, mjalti përmirëson punën e të gjitha organeve, përmirëson aktivitetin fizik dhe mendor, forcon sistemin imun dhe i jep forcë krejt organizmit. Ka efekt antiseptik dhe mbron organizmin nga infeksionet. - Mjalti është i hatashëm kundër ftohjes dhe kollës së thatë, sidomos te fëmijët. Pastron gjakun nga helmet dhe ndihmon te pagjakësia. Sugjerimi është që mjaltin ta konsumoni çdo ditë.

 

(Kosova Sot)