Kujdes: Këto sëmundje shfaqen nga stresi i përditshëm

  • 17 January 2019 - 08:30
Kujdes: Këto sëmundje shfaqen nga stresi i përditshëm

 Stresi është gjendje e pashmangshme që prek njeriun e zakonshëm, por të paktë janë ata njerëz që e dinë se sa e dëmshme është kjo për shëndetin. Trupi i njeriut është në gjendje të mbrohet nga stresi i përkohshëm, por stresi kronik seriozisht mund t'i dëmtojë organet dhe t'i shkatërrojë shprehitë e shëndetshme. Nën stres, niveli i hormoneve, kortizoli, shkakton probleme në lëkurë, si ekzemë dhe psoriazë. Pos se shkatërron sistemin imun, stresi konstant është i rrezikshëm për organet, kështu që shfaqet edhe simptoma e zorrëve të nervozuara dhe shfaqja e baktereve. Stresi shkakton edhe depresion dhe ankthe, derisa ndikon edhe në pjellorinë, si te meshkujt po ashtu edhe te femra

(Kosova Sot)