Ilaçet natyrale që shërojnë bronkitin

  • 17 January 2019 - 14:13
Ilaçet natyrale që shërojnë bronkitin

Bronkiti akut,që karakterizohet me temperaturë të lartë trupore, kollë, dhimbje në gjoks, zakonisht zgjat shtatë ditë. Sipas mjekëve, më së shpeshti shërohet me antibiotik, por ndihmë të madhe ofrojnë edhe këto lloje të çajit.

 

Njëzet gramë mëllagë të bardhë dhe 10 gramë jamballi i bluani në pluhur. Në mbrëmje i hidhni në dy decilitra ujë të ftohtë, që të qëndrojë deri në mëngjes. Merrni çdo dy orë nga një lugë.

 

Dhjetë gramë burbuqe i përzieni me një litër ujë të vluar dhe i lini të pushojnë për rreth 20 minuta, në një enë të mbuluar me kapak. Çajin e procedoni dhe e pini nga pesë decilitra në ditë/ pjesën e mbeture ruani në vend të errët dhe të ftohtë, para përdorimit e përzieni.

 

Nevojiten 10 limonë, një kilogram mjaltë dhe 10 thelpinj të hudhrës. Limonët i preni në rriska, thelpinjtë e hudhrës i shtypni. Përzieni me mjaltë dhe i lini në kavanoz të mbyllur. Merrni katër lugë në ditë

(Kosova Sot)