Pesë ushqimet më të mira që parandalojnë humbjen e shikimit

  • 17 January 2019 - 15:39
Pesë ushqimet më të mira që parandalojnë humbjen e shikimit

Salmoni

'Studimet kanë treguar fakte se ata që aplikojnë dietën mesdhetare ku përfshihet peshku i yndyrshëm - që janë të pasur me aminoacidet omega-3 - janë më pak të rrezikuar që të preken nga degjenerimi makular, gjendje kjo që ndikon të keni një shikim të turbullt", thotë dr. Bertrand. Hulumtuesit nga Australia në vitin 2000 kanë gjetur efektin mbrojtës tek ata që kanë theksuar se kanë konsumuar më shumë se një porcion peshk të ndryshëm në javë, në krahasim me ata që konsumojnë një porcion peshk në muaj.

Avokado

Avokado është e mbushur me antioksiduesit luteinë dhe zeaksantinë e këta reduktojnë dëmtimin e dritës së syve, si dhe reduktojnë rrezikun për t'u prekur nga degjenerimi makular, që është gjendje e zakonshme te të rriturit. Një studim në Francë ka gjetur një lidhje të fortë midis nivelit të lartë të zeaksantinës dhe rrezikut të reduktuar të sëmundjeve të syve që lidhet edhe me faktorë rreziku për shtypje të lartë të gjakut, ekspozimin e gjatë në diell si dhe ushqimin e mangët me antioksidues, mineral edhe vitamina.

Vezët

Pa marrë parasysh se si i pëlqeni vezët në mëngjes, janë të hatashme në mbajtjen e syve në gjendjen më të mirë. Vezët janë burim i shkëlqyeshëm për vitamina A, i cili është krucial për ruajtjen e shëndetit të syve. Vitamina A është dëshmuar se është e dobishme në reduktimin e tharjes së syve dhe ka veti pozitive në disa sëmundje të syve. Të kuqtë e vezës po ashtu përmban zeaksantinë, një antioksidues ky që ndihmon në mbrojtjen e syve nga rrezatimi ultravjollcë nga dielli. Vezët po ashtu përmbajnë luteinë, që konsiderohet si ' vitaminë e syve'.

Karotat

Po del se ka shumë të vërteta nga fjala e vjetër - karotat vërtet ndihmojnë të shihni më mirë. Pos se është e pasur me vitamina A, karotat po ashtu janë të pasura me betakarotinë që u jep ngjyrën e tyre të ndritshme. Betakarotina ndihmon sytë për të absorbuar vitaminën A që luan rol të rëndësishëm që shikimin ta mbajë në standardet më të larta. Në një studim nga "Age-Related Eye Disease Study", sponsorizuar nga 'National Eye Institute', njerëzit me degjenerim makular, që kishin marrë për çdo ditë multivitamina që përfshinin vitamina A, vitamina C, vitamina E, zink dhe bakër, për 25 për qind kishin ulur rrezikun nga degjenerimi makular.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër ka shumë veti të dobishme dhe fantastike për shëndetin, përfshirë përmirësimin e funksionimit të trurit dhe ndihmën në humbjen në peshë, por është edhe i dobishëm për sytë. Çaji i gjelbër përmban substanca të shëndetshme të quajtura katehinë që janë të mbushura me veti kundër inflamacioneve dhe veprojnë si antioksidues. Antioksiduesit në çajin e gjelbër, si vitamina C, luteina dhe zeaksantinë, mbrojnë kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe sëmundjeve të syve.

(Kosova Sot)